BIOGRAFIA
Biografia Personale e Visar Mulliqit si dhe e Muslim Mulliqit

Visar Mulliqi lindi më 1966 në Prishtinë. Studimet i kreu në Fakultetin e arteve pran Universitetit të Prishtinës më 1990 si dhe magjistraturën në vitin 1997.
Prej vitit 1995- punon si asistent, ligjerues, asistent profesor dhe profesor i rregullt për lëndën e pikturës në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës.
Në krijimtarinë e piktorit Visar Mulliqi lëvrohet një pikturë ekspresioniste bashkëkohore e dimensioneve të mëdha, ku dëshira për një formë të madhe konstruktive është mjaft prezente dhe sugjestionuese.
Ka mar pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe disa personale në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare: Kosovë, Austri, Shqipëri, Maqedoni, Francë, Japoni, Belgjikë, Gjermani, Zvicër etj., si dhe nga viti 1992-2004 pjesmarrës në të gjitha ekspozitat kolektive të organizuara nga “Shoqata e Artistëve të Kosovës” dhe “Asosacioni i Artistve Vizuel të Kosovës”.
Që nga viti 2000 ka pasur angazhime të ndryshme profesionale si: Themelues dhe udhëheqës i “Qendrës së Artit Bashkëkohorë” dhe “Video Art Festival” (tri edicione) në Prishtinë (2000-2002). Ka qenë kurator i kurseve për Art bashkëkohor, të parat në Kosovë në vitin 2000. Inicues dhe bashkëthemelues i ekspozitës tradicionale “Artistët e së Nesërmes” në bashkëpunim me Zyrën Amerikane dhe Galerinë Kombëtare të Kosovës si dhe themelues i shkollës së parë profesionale të dizajnit të modës në Kosovë “Design Factory” (2005-2008).
Aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë.

Ekpositat personale dhe kolektive 1995-2020
Në vitin 1995 në Cafe Gallery “Roma” në Prishtinë, 1996, 97 në Galeria “Dodona” Prishtinë, në Galerinë “Hani i 2 Robertëve” në Prishtinë një galeri e cila promovoj gati të gjitha gjeneratat e artit pamor të Kosovës edhe në kohët më të vështira të cilat i kaloi vendi ynë nga regjimi i Millosheviqit gjat vitit 1998 dhe 1999. Por Visar Mulliqi nuk u ndal këtu ai vazhdoi me ekspozitat e tij të shumta edhe në arenën ndërkombëtare:
Në vitin 1998, ‘99 në Galeria “Leechgasse” Graz, Austri si dhe pjesëmarrës në të gjitha galeritë private dhe shtetërore pas vitit 2000, ku ky realitet i ri ndikon edhe në krijimtarinë e mëtutjeshme të Visar Mulliqit me ekspozitat e tij në vitin 2001 në Galerinë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, 2002 në Galerinë “Vizioni +” Gjakovë, pastaj si pjesëmarrës në konkursin “Onufri” në Shqipëri (2003). Në vitin 2011 në Muzeun e Kosovës, në vitin 2012 në Galerinë FAB Fakultetit të arteve Tiranë, Shqipëri, pastaj në Maqedoni në Galerinë “Kult” të qytetit të Gostivarit dhe asaj të Tetovës (2012), në vitin 2015, 2016 në Paris të Francës në Galerie “Nicolas Deman” dhe në Qendrën Kulturore La Maison D’Albanie Paris. Gjat gjithë këtyre viteve ka hulumtuar dhe ka krijuar vepra në vazhdimësi duke treguar realitete të ndryshme të vendit të tij me një prezantim bashkëkohorë ku gjat vitit të fundit (2020) me ftesë të Galerisë “Nicolas Deman” në Paris të Francës ftohet që të hapi ekspozitë personale me piktura të rezlizuara viteve të fundit, por për shkak të pandemisë globale (Covid-19) ekspozita do të hapet gjat muajit Mars 2021 në kryeqytetin e Francës, kryeqytet i artit aty ku shumë gjenerata të artit modern botëror rrugëtuan dhe lan gjurmë të pashlyera në historinë e artit modern në botë.

VEPRAT E TIJ ARTISTIKE DHE ORIGJINALITETI I TIJ KRIJUES
Në kuadrot ekspresive të Visar Mulliqit, ndodhesh Brenda një universi të turbulluar, ku ndërthuren në mënyrë mjaft të dukshme shqetësimi dhe përjetimi ekzistencial i autorit, emocioni i tij i mbërthyer në psikologjinë e një numri të madh figura të abstraguara herë-herë si njolla dinamike që pulsojnë pareshtur kuadrot. Këto figura ekspresive këthehen në një leitmotiv origjinal në krijimtarinë e tij, si dhe me tensione të dukshme dhe të fshehta në strukturat kompozicionale herë – herë poetike e herë –here dramatike.
Çdo element i përdorur në kuadrot e tij shfaqet si formë e pastër në vetvete pa marrë përsipër të komunikojë ndonjë mesazh të caktuar.
Veprat e piktorit Visar Mulliqi dëshmojnë një rrugë të gjatë, ku profesionalizmi dhe origjinaliteti artistik po konkurron në vazhdimësi një imazh mjaft personal, tashmë plotësisht të formuluar me një dimension ekspresionist, e që ngrit shikueshmërin dhe kënaqësinë tek publiku.
Në pikëpamjen e parë arti është një aktivitet personal, pra, ka një kuptim të gjërë.
“Të ndjekësh artistin në rrugën e tij për të kapur ekuilibrin perfekt, është mjaft joshëse.
Në qoftë se do ta pyesnim përse e ka bërë apo e ka ndryshuar këtë, ndoshta nuk do të dinte ta spjegonte. Ai nuk ndjek rregulla të përcaktuara, ndjen kështu dhe kjo mjafton”,
sipas Gombrich
Arti është përpjekja që bën njeriu për të imituar hirin e dorës së krijuesit. Në art e bukura është e domosdoshme. Arti nuk është veç pasqyrim i së bukurës, po edhe krijim i saj. Pikëpamjet estetike mbi të bukurën ndryshuan për shkak të ndryshimit të krijimtarisë dhe të kushteve jetësore…
- E bukura ekziston, sepse ekziston objekti
- Objekti është i pavarur nga subjekti (është shija jonë e rëndësishme, jo objekti)
- Objekti ekziston nëpërmjet subjektit (nëpërmjet perceptimit estetik)
Arti – realitet i përfytyruar. Realiteti – objektiv. Arti nuk mund që të pasqyrojë realitetin, por krijon një realitet të ri, të mundshëm. Stefan Cvajg thoshte se arti e merr materien bruto të jetës dhe e përsos skajshmërisht. Pra, sipas tij, arti është më i përsosur se sa natyra.
Kënaqësia që e provojmë nga një vepër artistike nuk është më e paktë se sa ajo e realitetit.
E bukura e artit dhe realitetit nuk janë identike, pra dallohen nga njëra tjetra. E rëndësishme është se natyra na frymëzon me bukurinë e saj.